Kosova zhvillon stërvitjen e fundit në Hajvali, gati për Suedinë

Seanca stërvitore u zhvillua në Kompleksin e FFK-së, në Hajvali, nën reshjet e shiut dhe motit të ftohtë.

Për dallim nga stërvitjet e ditëve të kaluara, kësaj radhe intensiteti ishte më i vogël dhe kryesisht përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij u përqendruan në ushtrimin e disa skemave të lojës, si dhe në tranzicion të lojës nga mbrojtja në sulm.

Ekipit në këtë stërvitje iu bashkua edhe mesfushori i Ipswich Town, Bersant Celina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close