Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21, ka mësuar kundërshtarët në parakualifikimet e Kampionatit Europian që mbahet në vitin 2027 në Shqipëri dhe në Serbi.

Kosova gjendet në Gurpin A dhe ka kundërshtarë të fortë, duke nisur nga Spanja.
Përveç Spanjës, në grup ekipi “dardan” ka edhe shtetin e Rumanisë. Tri kombëtaret më të “lehta” në letër janë: Qipro, Finlanda dhe San Marino.
Kujtojmë se Kampionati Europian U21 në vitin 2027, do të mbahet në Shqipëri dhe në Serbi./Indeksonline/

