Kosova merr tre futbollist nga kampionati vendor për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Izraelit

Federata e futbollit të Kosovës ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që seleksionuesi i “Dardanëve” Primoz Gliha do ti llogarisë për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Andorrës dhe Izraelit. Risi në listën e Kosovës janë tre futbollistët e ftuar nga kampionati vendas si Qëndrim Zyba, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi. Mungesë e ekipit “Dardanë” për ndeshjet e tetorit janë Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda të cilët janë të lënduar, ndërsa ndryshe nga grumbullimi i fundit mungojnë edhe Valon Berisha, Arbër Zeneli, Ermal Krasniqi dhe Valon Zumberi. Kosova renditet në pozitën e parafundit në grupin ‘I’ me vetëm 4 pikë të grumbulluara nga 6 ndeshje të luajtura. Përfaqësuesja kosovare do të përballet fillimisht me Andorrën me 12 tetor, ndërsa tri ditë më vonë me Izraelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close