Konfirmohet mungesa e Messit edhe ndaj Bordeaux

Leo Messi është duke u përballur me një lëndim në gju që ia pamundësoi atij paraqitjen në sfidën e mesjavës që PSG e luajti kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi nuk është rikuperuar ende, pasi do të mungojë edhe në sfidën e radhës që PSG e luan nesër ndaj Bordeaux.

Klubi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Messi është duke vazhduar me trajtimin mjekësor, dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin e radhës.

Aventur e 34-vjeçarit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme te Parisienët, pasi nuk ka gjetur ende golin në Ligue 1, kurse në LK ka realizuar tre gola.

Ndryshe, Messi është ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës për dy sfidat e radhës dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm të paraqitet /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close