Klubi më i vjetër në Angli rikthehet në Premier League, arkëton shumën rekord

Nottingham Forest është rikthyer në Premier League pas 23 vitesh pritjeje. Klubi historik ia doli falë play-offit të arrijë të luajë në elitë. Autogoli i Colwill në fund të pjesës së parë dënoi Huddersfield në Wembley.

Nottingham është një nga emrat më të mëdhenj të Anglisë, kampion i Europës për dy vite radhazi në fund të viteve ’70, ndërsa vitet 90 ishin sezone pa lavdi, vazhdimisht në mesin e tabelës dhe rënie nga kategoria. Prania në Premier League i siguron automatikisht një çek prej 180 milionë paund nga e drejta TV skuadrave që ngjiten në elitë në edicionin 2022-2023.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close