Mundësit e Klubit të Mundjes Shkupi kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme në një turne prestigjioz ndërkombëtar në Poloni, ku morën pjesë plot 564 garues nga shumë vende të Evropës.

Rezultatet e djemve të KM Shkupi:
🥇 Jusuf Zaimi – medalje e artë
🥇 Bamir Sejfullau – medalje e artë
🥇 Anuar Xhemaili – medalje e artë
🥉 Harun Memedi – medalje e bronztë (vendi i 3) – në gjysmëfinale u përball me kampionin e Dagestanit, Sachid Omarov, duke zhvilluar një betejë të fortë, por duke siguruar medaljen e bronztë.
Këto suksese janë dëshmi e punës dhe përkushtimit të palodhshëm të klubit, që po rikthen mundjen në kryeqytet dhe po ngre lart emrin e Shkupit në arenën ndërkombëtare.

