Klasikja e re e futbollit evropian, katër përballje në pesë vite

Që nga viti 2020, përballja mes Manchester City dhe Real Madridit është bërë ndeshja më e luajtur në Ligën e Kampionëve. Tashmë duket sikur përjashtimi është kur këto dy ekipe nuk përballen, pasi në tri edicionet e fundit janë ndeshur tri herë radhazi, me rezultate të ndryshme.

Fillimisht, Guardiola eliminoi Zidane me fitoren 2-1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale, falë golave të Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus. Ajo sfidë duket si një epokë tjetër, veçanërisht për shkak të ndryshimeve në formacionet e ekipeve. Nga ajo ndeshje, te Manchester City kanë mbetur vetëm Ederson, De Bruyne dhe Foden, ndërsa skuadra angleze u eliminua më pas në çerekfinale nga Lyon.

Në vitin 2022, një përmbysje e madhe, e udhëhequr nga fituesi i mëvonshëm i “Topit të Artë”, Karim Benzema, eliminoi Manchester City. Më 2023, revanshi ishte brutal. Pas barazimit në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e kthimit, Manchester City shkatërroi madrilenët 4-0, falë dopietës së Bernardo Silvës dhe golave të Akanji e Julian Alvarez. Vitin e kaluar, sfida ishte më e ekuilibruar, me dy barazime (1-1 dhe 3-3), por me Real Madridin që triumfoi nga pika e bardhë e penalltive.

A mund të quhet një finale e parakohshme? Ndoshta po. Megjithatë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti në tetëshen e parë këtë edicion.

Manchester City përjetoi një krizë teknike pas dëmtimit të Rodrit, ndërsa ekipi i Ancelottit ndoshta i nënvlerësoi disa situata, sidomos kundër Lille dhe Milan, duke mbetur në mes të rrugës. Gjithsesi, Real Madridi dhe Manchester City kanë fituar tri edicionet e fundit të Champions League, një tregues i qartë i dominimit të tyre në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close