Sipas Biancucchit, Messi e do shumë Argjentinën, por ka disa arsye që do të ndikojnë për mos kthimin e tij në vendlindje për të përfunduar karrierën.

Lionel Messi asnjëherë më shumë se në muajt e fundit nuk është përfolur për një largim nga Barcelona, shkaku i raporteve jo të mira me klubin.
Por, një rikthim në Argjentinë është përmendur për më vonë, kur ai vendos të pensionohet nga futbolli.
“Leo ka shumë dashuri për Argjentinën, njerëzit kurrë nuk do ta kuptojnë këtë”, ka deklaruar Biancucchi, përcjell lajmi.net.
“Nëse nuk do të ishte për çështje sigurie, nuk kam dyshim se ai do të luante në Argjentinë, kjo është e vetmja çështje që mund të ndikojë tek ai kur bëhet fjalë për rikthimin”.
“Është ëndrra ime të shoh Messi në Newell’s, por këtë e shoh shumë të komplikuar. Është e vështirë, imagjinoni që Messi luan një Clasico, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë… qyteti do të ishte në flakë”./Lajmi.net/

