KF Kumanova U12 zuri vendin e dytë në mesin e 94 ekipeve në Ligën e Fëmijëve! 

Kjo javë solli turnetë përfundimtarë në Ligën e Fëmijëve, mur skuadrat më të mira të regjioneve në fushat e FFM-së zhvilluan garat për renditjet e gjenerateve në nivel shtetëror. 

Në mesin e shumë skuadrave (94) pjesëmarrëse, në këtë shkrim po ju prezantojmë suksesin e KF Kumanova me gjeneratën e fëmijëve të lindur në vitin 2012. 

Gjenerata e të lindurve në vitin 2012 është shpallur nënkampion në FFM Ligën e fëmijëve, pasi në finalen e madhe kanë pësuar një humbje të pafat në penalti.

Kumanova U12 ishte në epërsi me rezultat 1-0 deri në dy minutat e fundit kur FC Park U12 nga Shkupi e barazoi rezultatin në 1-1.

Golin për kumanovarët e shënoi Leart Alija, pas një aksioni të filluar nga mbrojtësi Blend Aliji, Anik Isufi dhe Orges Elezi.

Fatosat e trajnerit Ismet Zeqiri ishin dominues gjatë gjithë lojës, por në fund fati u’a ktheu shpinën, fillimisht me pranimin e golit të barazimit 1:1 dhe më pas edhe në ruletin e penalltive.

Gjithesesi edhe vendi i dytë dhe pjesëmarrja në finale paraqet sukses për këtë gjeneratë të talentuar të KF Kumanova, të cilët nën udhëheqjen e trajnerit Ismet Zeqiri paralajmërojnë të ardhme të ndritur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close