Skuadra e Gostivarit ka marrë në radhët e veta Muhamed Elmasin. Ekipi shqiptar që u inkuadrua këtë sezon në Ligën e Parë, ka transferuar Elmasin nga Rabotniçki.

I riu nga Shkupi është edhe pjesë standart e përfaqësueses U17 të Maqedonisë, ndërsa ka të zhvilluara edhe katër ndeshje me Maqedoninë U18.

