Te Vardari ka nisur problemet që nga fillimi i sezonit, ku vetëm pas dy xhirove të luajtura dhe kur në prag është xhiroja e 3-të në fundjavë, dorëhiqet drejtori sportiv së bashku me trajnerin. Të ardhur nga Liga e Dytë në këtë sezon, me ambicie për të garuar në mesin e më të mirëve, kriza fillon që në start, ku Aleksandar Bajevski ishte i pari që ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv, ndërsa më pas edhe trajneri Boban Grnçarov.

Vardari të dielën do të përballet me Voska Sportin në kuadër të xhiros së tretë dhe në këtë përballje do të udhëhiqet nga Boban Babunski.
Vardari nuk e nisi mbarë sezonin e ri, duke pësuar dy disfata identike (0:1) nga Brera Strumica dhe FC Shkupi. Pikërisht këto dy disfata ndoshta janë edhe arsyeja e lagimit të dyshes Bajevski-Grnçarov, që ishin ndër më të merituarit për rikthimin e Vardarit në Ligën e Parë.

