Becko Iseni: Ndaj Vardarit, pikët të mbesin në Ohër!

Voska Sport të dielën në Ohër do të mirëpret Vardarin në ndeshjen e vlefshme të xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor. Është kjo hera e parë që këto dy skuadra do të zhvillojnë një ndeshje në kuadër të Ligës së Parë, pasi edicionin e kaluar që të dyja arritën të sigurojnë një vend për në mesin e më të mirëve.

Deri më tani në Ligën e Dytë, këto dy skuadra janë takuar plotë 5 herë, me Vardarin që numëron 3 fitore dhe Voska Sport që ka fituar dy herë.

Nga tabori i skuadrës shqiptare nga Ohri, për faqen zyrtare në “facebook” ka folur Besar Iseni, i cili në të kaluarën kishte veshur edhe fanellën e Vardarit.

“Si çdo ndeshje tjetër, ashtu edhe kjo kundër Vardarit ka rëndësinë e vetë. Luajmë para publikut tonë, gjatë gjithë javës jemi përgatitur maksimalisht për këtë kundërshtarë, me shpresë se në fund pikët do mbeten në Ohër. Është e vërtetë që Vardari nuk është ajo skuadër që ka qenë më parë, mirëpo në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar ata, pasi mendoj se në rradhët e veta kanë futbollistë me mjaft eksperiencë në Ligën e Parë, ashtu që ne si skuadër na duhet një përkushtim i madh dhe angazhim maksimal, në rast se dëshirojmë të arrijmë deri tek fitorja” – është shprehur fillimisht Besar Iseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close