KB Peja nuk merr pjesë në Ligë Ballkanike, ja arsyeja

Kjo u konfirmua nga faqja zyrtare e Ligës Ballkanike përmes një komunikate zyrtare, shkruan lajmi.net.

E tëra arsyeja sipas tyre është mos përmbushja e detyrimeve financiare ndaj BIBL-së në afatet e caktuara.

“Pas refuzimit për të konfirmuar orarin zyrtar të konkursit si dhe përmbushjen e të gjithave detyrimeve të tyre financiare ndaj BILB-së në afatet e caktuara – Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Ballkan League”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, ende s’ka pasur asnjë reagim nga klubi i Pejës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close