Skuadra e KB Çair 2030 regjistroi fitoren e dytë në ndeshjen e tretë në debutimin e saj në Super Ligën e basketbollit vendor. Ekipi i trajnerit Erhan Ramadani arriti të fitoj me rezultat 74-73 Euro Nikelin, me pikë të shënuara nga Pavle Mihajlloski, një sekondë para mbylljes të takimit.

Me efikasët në fitoren e Çairit ishin amerikanët Franklin dhe Mohamed, me 25, respektivisht 24 pikë.

