Tri skuadra sot kanë njoftuar për raste pozitive me koroanvirus, kurse ajo e Besiktas qëndron me bilancin më të keq.

Besiktas ka njoftuar për tetë raste pozitive me koronavirus, transmeton lajmi.net.
Tetë rastet nuk janë vetëm nga lojtarët, por aty përfshihen edhe pjesa e stafit të trajnerëve. Gjithashtu, presidenti i klubit është pozitivi në Covid-19.
Lojtarët, stafi dhe presidenti (të infektuarit) po qëndrojnë në izolim, sipas protokollit mjekësor.
Superliga e Turqisë synon të rifillojë më 12 qershor, por rezultatet e publikuara sot nga skuadrat mund të ndryshojnë situatën. /Lajmi.net/

