Në një vend që Bate Borisov ka fituar kampionatin për 13 sezone radhazi, njerëzit nuk kanë aspak frikë nga virusi që ka paralizuar botën.

“Më shumë panik do të shkaktonte dëm”, ka deklaruar presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lushashenko, duke shtuar se masat rigoroze të Rusisë, ishin “marrëzi e plotë”.
Të enjten e kaluar, filloi kampionati i futbollit, ku para 800 spektatorëve në Minsk, FC Energetik-BGU mposhti klubin më të suksesshëm vendas, Bate Borisov, 3:1.
Ndeshja tregoi praktikisht se bjellorusët janë mjaftë seriozë për të injoruar masat e paraqitura nga koronavirusi në gjithë botën.
Ky kampionat, është i vetmi aktiv në Evropë, dhe sytë e të gjithëve janë nga Bjellorusia, sigurisht jo për cilësinë që kanë, por se si akoma vazhdojnë të luajnë./Lajmi.net/

