Juventus nis nga puna, shumë pranë transferimit të talentit të Porto-s

Juventus ka nisur kontaktet me klubin e Porto-s për talentin e sulmit, Francisco Conceiçao.

“Bardhezinjtë” po kërkojnë të forcojnë sulmin, ndërsa nisin një epokë të re nën drejtimin e Thiago Motta-s.

Mediet portugeze raportojnë se Juventus është gati për të nisur nga puna për afrimin e 21-vjeçarit, si fillim në formë huazimi, me detyrimin për ta blerë në fund të huazimit.

Sezonin e kaluar, Francisco Conceiçao shënoi 8 gola dhe dha 8 asistime në 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close