Guangju barazoi 2-2 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi, kundër ekipit “Buriram”.

Në Guangju Football Stadium, titullar për vendasit ishte edhe Jasir Asani, i cili luajti 90 minuta.
Asani dha kontributin e tij për ekipin korean, por pa mundur dot të kthehet në protagonist kryesor. Pas sfidës, paraqitja e sulmuesit shqiptar u vlerësua me notën 6.9. Skuadra e Guangju deri më tani ka grumbulluar 14 pikë dhe aktualisht gjendet në vendin e 5-të.

