United do të jenë të aftë të konkurrojnë për titullin e kampionit gjatë sezonit tjetër, kur Paul Pogba dhe Marcus Rashford të jenë të gatshëm për lojë.

Kështu mendon anësori uellsian i United, James, i cili këtë sezon ka pasur një sezon të mrekullueshëm.
“Sezoni tjetër do të jetë masiv për ne. Ne kemi pasur disa lojtarë të lënduar këtë vit, disa që munguan për kohë të gjatë. Marcus, Paul, McTominay”, ka thënë United, transmeton lajmi.net.
“Unë mendoj se sapo të kthehen të gjithë, me rotacionet në skuadër, ne do të kemi një shans të madh në sezonin tjetër për të konkurruar për titullin”, shtoi anësori.
Daniel James ka qenë një nga lojtarët më të mirë tek United këtë edicon, duke qenë në mesin e befasive të këndshme të Premierligës. /Lajmi.net/

