Ja kur do të luhet Superkupa e Spanjës

Barcelona-Real Madrid dhe Atletico Madrid-Athletic Bilbao janë dy gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës, shkruan lajmi.net.

Ky turne edhe këtë vit do të mbahet në Arabinë Saudite në fillim të vitit 2022.

Sipas mediave spanjolle, Superkupa e Spanjës do të startojë më 15/16 janar 2022, ndërsa orari i ndeshjeve nuk është bërë i ditur ende.

Katër top klubet spanjolle pritet të dhurojnë spektakël në këtë turne, me qëllimin që në fund të fitojnë trofeun e çmuar.

Kujtojmë që Athletic Bilbao arriti të fitojë Superkupën për vitin 2021, pasi arriti të mposht në finale Barcelonën 2-3. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close