Ish pronari i Gostivarit merr një klub në Maltë, transferon lojtar nga Maqedonia

Ish-sponsori kryesor i Gostivarit, i cili kishte investuar edhe te Slloga Vinica, Enes Usta, pasi u largua nga Maqedonia, tani ka gjetur një klub të ri, por kësaj radhe në Maltë.

Biznesmeni turk tani ka marrë drejtimin e Santa Lucia-s, një klub që garon në Ligën e Dytë në Maltë. Përveç kësaj, ai tashmë ka siguruar edhe përforcime nga Maqedonia, pikërisht nga klubet e tij të mëparshme.

Andrej Kirovski dhe Masaki Takahara, të cilët mbanin fanellën e Gostivarit, si dhe sulmuesi Filip Petkovski që ishte pjesë e Slloga Vinicës.

Ngjashëm me projektin në Gostivar, i cili nuk pati sukses, edhe te ky klub kanë paralajmëruar një ekip i fortë që fillimisht do të synojë ngjitjen në Ligën e Parë, e më pas edhe më shumë.

Koha do të tregojë nëse situata do të përfundojë njejtë si me Gostivarin apo në Maltë do të kenë më shumë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close