Interi konfirmon transferimin e sulmuesit kroat për 14 mln euro

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Suçiç, ka konfirmuar në rrjetet sociale se do të transferohet tek Interi sezonin e ardhshëm.  Disa burime të ndryshme kanë bërë me dije se Interi ka arritur marrëveshje me gjigantin kroat për transferimin e Suçiç për 14 milionë euro plus 2.5 milionë euro të tjera shtesa. 

21-vjeçari do t’i nënshtrohet së shpejti testeve mjekësore me gjigantin italian, por do të mbetet pjesë e Dinamo Zagreb deri në fund të sezonit. Interi ka kompletuar vetëm një transferim gjatë afatit kalimtar dimëror, atë të Nikola Zalevskit nga Roma. 

Reprezentuesi polak pati ndikim të menjëhershëm tek Interi, pasi dhuroi një asistim tek Stefan De Vrij në derbin ndaj Milanit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close