Por, zbulimin që ka bërë një ish bashkëlojtar i suedezit, tregon se raportet mes tyre kanë qenë edhe më të këqija sesa është menduar.

Michael Ciani, i cili ndau dhomën e zhveshjes me Ibrahimovicin te LA Galaxy, ka treguar disa nga rrëfimet që suedezi ia tha atij në intimitet.
Ibra, sipas Cianit, gjatë karrierës së tij nuk i ka dashur katër shokë të ekipit, dhe njëri prej tyre ishte Edinson Cavani, sulmuesi uruguaian i PSG.
“Nëse jeni afër Cavanit, Ibra nuk ju pëlqen. Ju, ose jeni me Ibrën, ose kundër tij”, ka deklaruar Ciani, përcjell lajmi.net.
“Ai më tha se gjithçka ishte mirë me Laurent Blanc te PSG. I vetmi person me të cilin nuk u shoqërua ishte Cavani”.
“Ai më tha që kishte urryer vetëm tre apo katër shokë në karrierën e tij, dhe njëri prej tyre ishte Cavani”./Lajmi.net/

