Humbi 4-0 me Realin e Madridit, shkarkohet trajneri i njohur spanjoll

Rafa Benitez nuk është më trajner i Celta Vigos. Klubi galician ka njoftuar vendimin për shkarkimin e ish-trajnerit të shumë skuadrave të njohura në Evropë si Valencia, Real Madrid, Liverpool Inter dhe Napoli.

Humbja 4-0 e pësuar fundjavën e kaluar ndaj Realit të Carlo Ancelottit ishte vendimtare për shkarkimin e spanjollit.

Me 7 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Celta Vigo ka rrëshqitur afër zonës së rënies. Një performancë negative e cila e shtyu klubin të zgjedhë një ndryshim në menaxhimin teknik.

Benitez iu bashkua Celta Vigos në verën e vitit 2023 dhe largohet nga klubi spanjoll pas tetë muajsh në krye.

Celta Vigo publikoi ​​një shënim zyrtar në të cilin njoftoi vendimin për të shkarkuar Benitez:

“Rafa Benítez dhe stafi i tij teknik largohen nga RC Celta pas tetë muajsh angazhim absolut dhe përkushtim të plotë, por skuadra nuk arriti rezultatet e pritura nga klubi. Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për Rafa Benítezin dhe për ndihmësit e tij për angazhimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin që kanë treguar që nga ardhja e tyre dhe për punën e pal

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close