Mesfushori Jordan Henderson është larguar nga Ajaxi dhe është mbetur si “lojtar i lirë”.

Henderson flitet se do të rikthehet te ish-skuadra e tij, Sunderland.
Sunderland sezonin e ri do të bëjë gara në Premier League. Pas largimit të Jobe Bellingham, ekipi është në kërkim të një mesfushori.
Dhe duket se Hendo do të jetë transferimi më i ri i klubit dhe kjo marrëveshje do bëhet pa para.
Kujtojmë që Jordan Henderson te Sunderlandi kaloi disa vjet, para se të transferohej te Liverpooli për 18 milionë euro.

