Henderson bëhet me skuadër të re

Jordan Henderson do të largohet përfundimisht nga kampionati arab dhe skuadra Al-Ettifaq.

Henderson karrierën do ta vazhdojë në Evropë dhe thuhet se është afër Ajaxit.

Madje thuhet se mungojnë vetëm detajet për finalizimin e kontratës së mesfushorit anglez.

Ai nuk ishte i lumtur dhe ka vendosur të kthehet në Evropë. Në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Henderson ka luajtur vetëm 17 ndeshje.

33-vjeçari nënshkroi kontratë trevjeçare, që ishte me vlerë prej 700 mijë funte në javë me Al-Ettifaqun, kur e la Liverpoolin në verën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close