Skuadra e Çairit në hendboll, në konkurencën e femrave, si përfaqësuese e vetme e Maqedonisë në Kupën Evropiane, pas shortit të hedhur në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit, mësoi emrin e kundërshtarit për sfidën e 1/8 së finales.
Përball hendbollistëve të trajnerit Basri Latifi do të jetë skuadra çeke e Sllavisë së Pragës, e cila në raundin e tretë eliminoi skuadrën italiane të Salernos.
Ndeshja e parë është caktuar për 11 ose 12 janar në Pragë, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 18 ose 19 janar në Shkup.