Shkëndija nuk ka më në përbërje sulmuesin shkodran, Sindrit Guri. Praktikisht me zhvillimin e ndeshjes Shkëndija-AIK në UEFA Conference League, kontrata e sulmuesit dhe kuqezinjëve tetovarë skadoi, sepse marrëveshja një vjeçare e lidhur verën e shkuar parashihte edhe paraqitjen e Gurit me Shkëndijën në Kupat e Europës.

Kështu, pas një viti bashkëpunim kur sezonin e shkuar realizoi 10 gola në kampionat për Shkëndijën, Guri largohet nga Tetova dhe si lojtarë i lirë do të vendos për të ardhmen.
Istanbulspor i Turqisë dhe Partizani i Tiranës janë opsionet më serioze për të angazhuar Gurin. Edhe pse tashmë një kohë media të ndryshme shqiptare e llogarisin punë të kryer kalimin e Gurit te Partizani, Sportmania mëson se lojtari pret lajm nga Turqia, ku në bisedime është futur Istanbulspori. Skuadra që ka në përbërje 4 shqiptarë (Rroca, Abazaj, Topalli e Et’hemi), mund ta shtojë të pestin në emrin e Gurit. Nëse bisedimet dështojnë, sigurisht se në plan të parë del opsioni Partizan, me lojtarin që do të preferonte të jetojë në Tiranë.

