Gundogan mund të largohet nga Barcelona? E kërkon Mourinho te Fenerbahçe!

A do të qëndrojë Ilkay Gyndogan te Barcelona? Zërat për largimin e ish-mesfushorit të Mançester Sitit nga klubi “blaugrana” janë intensifikuar javët e fundit, duke e lidhur me një interesim të fortë të Hose Murinjos për ta pasur nën urdhrat e tij te Fenerbahçe. Megjithatë, nuk ka ndodhur asgjë, teksa sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, lojtari, në fakt, ka njoftuar klubin, përmes përfaqësuesve të tij ligjorë, se nuk dëshiron të largohet. E gjithë kjo pasi drejtori sportiv, portugezi Deko, kishte bërë të ditur se nuk dëshironte të dëgjonte asnjë ofertë që mund të kishte ardhur për të. Në Turqi zërat ende nuk shuhen, pasi, pas dëmtimit të Fred, Murinjo ka identifikuar Gyndoganin si zëvendësuesin ideal për të forcuar skuadrën e tij. Gyndogan mbërriti verën e kaluar te Barcelona, pasi fitoi “tripletë” me Mançester Sitin dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Barça tani që trajner është Flik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close