Kjo dyshe, në vitet e fundit janë treguar më të suksesshmit në Premierligë, duke fituar tre tituj, në po kaq vite.

Këtë sezon, ishte Jurgen Klopp që kapi kreun me Liverpoolin, duke e vendosur sezonin shtatë xhiro para përfundimit.
Guardiola dhe Klopp, do të vihen përballë ditën e enjte, kur Manchester City pret Liverpoolin.
Para kësaj ndeshje, Guardiola në konferencë për shtyp ka thënë fjalët më të mirë për Klopp, duke thënë se trajner të këtij lloji, i nevojiten futbollit.
“Si person nuk e njoh aq mirë, por admiroj mënyrën se si skuadrat e tij luajnë futboll”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Është mirë për këtë sport të shohësh ekipe që kërkojnë të shënojnë gola. Llojet e trajnerëve si Klopp, ndihmojnë shumë”./Lajmi.net/

