Gostivari konfirmon gjashtë largime!

Gostivari edicionin e ri do të luaj në Ligën e Parë, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre kanë filluar me punë për të kompletuar ekipin për sezonin e ri. Skuadra e Gostivarit sot ka njoftuar largimin e gjashtë futbollistëve.

Pas Antonio Kalanoskit, Darko Stojanovit, Vildan Kerim dhe Simeon Hristov, dy futbollistët e rradhës që nuk do të jenë pjesë e Gostivarit në sezonin e ri, janë Gordijan Hristovski dhe Suhejb Rushiti.

Kujtojmë, Gostivari edicionin e kaluar në Ligën e Dytë ishte skuadra më e mirë, pa asnjë disfatë, duke siguruar kualifikimin e drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close