Golden State me të gjitha forcat pas Antetokounmpo

Antetokounmpo, MVP aktual i NBA, është në radarin e skuadrës së Golden State Warriors, skuadër që vitet e fundit ka dominuar ligën.

Transferimi i grekut te GSW do ta bënte këtë skuadër padyshim një nga më të vështirat për t’u mposhtur. Megjithatë, kjo lëvizje nuk shihet si e pamundur.

Siç raporton Connor Letourneau, Golden State po përgatiten për mega-lëvizjen, transmeton lajmi.net.

GSW do të tentojnë për Giannis qoftë si shkëmbim, qoftë si transferim.

Sa i përket lojtarit dhe dëshirës së tij, thuhet se gjithçka varet nga ajo se a do ta arrijë Milwaukee Bucks titullin e kampionit.

Një treshe prej Giannis Antetokounmpo, Klay Thompson e Stephen Curry do të ishte thuajse e pamposhtur. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close