Kevin De Bryjne theu traditën e gjatë sa i përket shiritit të kapitenit në fitoren që Mançester Siti mori në transfertën me rezultat 2-0 ndaj Leistërit.

Ai e nisi sfidën si titullar dhe luajti 90 minuta. Edhe pse kapiteni i parë i ekipit, Kajl Uoker u aktivizua në minutën e 70-të, mesfushori belg nuk ia dorëzoi shiritin duke e mbajtur vetë deri në fundin e sfidës.
Rikujtojmë që “qytetarët” morën fitoren e parë në të gjitha garat që nga muaji tetor dhe të dytën në 10 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, falë golave të Savinjos dhe Haland. Ky triumf erdhi në ndeshjen e 500-të për Pep Guardiolën në krye të Sitit dhe i dha fund një serie të dobët të rezultateve. Ata tashmë kanë 31 pikë të grumbulluara dhe gjenden në vendin e pestë në tabelë.

