Gavi bëhet futbollisti më i ri që debuton për Spanjën

Italia dhe Spanja do të ballafaqohen në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare dhe Luis Enrique ka vendosur të startojë me futbollistin e Barcelonës, Gavi.

Kështu, Gavi bëhet futbollisti më i ri në moshtë që do të debutojë me fanellën e Kombëtares së Spanjës.

Mesfushori është vetëm 17 vjeç e 62 ditë, dhe do ta nis nga fillimi super përballjen me Italinë.

Futbollisti ka shkëlqyer te Barça këtë edicioni, duke bindur trajnerin Enrique që e ftoi te ‘Furia e Kuqe’ dhe tani ka mundësinë e artë që të tregojë talentin e tij edhe me ekipin Kombëtarë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close