Garë interesante për shërbimet e Icardit

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka humbur vendin e titullarit te PSG-ja e me shumë mundësi klubi francez nuk do të shfrytëojë të drejtën të blerjes.

Pas Juventusit, tashmë në garë është futur edhe Napoli që e kërkon në ekip për sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Gatusso e kërkoi edhe në fillim në merkaton e verës, por Interi e huazoi te PSG-ja.

Ekipi francez ka të drejtën e blerjes për 75 milionë euro, kjo është shifra që zikaltërit kërkojnë për kartonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close