Dy largimet e para te Real Madridit!

Gereth Bejl dhe Xhejms Rodrigez si duket do të jenë dy futbollistët e parë që do të largohen nga Real Madridi.

Dyshja thuhet se janë të lirë të kërkojnë lëvizje larg ‘Bernabeu’, dhe mund të kenë luajtur ndeshjet e tyre të fundit për klubin për shkak të bllokimit aktual të koronavirusit.

Sipas Marca, trajneri Zinedine Zidane është i vendosur për largimin e uellsianit dhe kolumbianit.

I njëjti raport thotë se të dy do të largoheshin nga klubi ‘përmes derës së pasme’ nëse sezoni i La Liga nuk do të rifillonte për shkak të pandemisë koronavirus.

Dyshes iu dha edhe një shans këtë edicion, por duket se nuk do të lënë gjurmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close