Kombëtarja e Irlandës është duke fituar minimalisht 1 me 0 ndaj Kanadasë në Kupën e Botës që po mbahet në Zelandën e Re dhe në Australi.

Golin për 1 me 0 në minutën e katërt e shënoi futbollistja që luan në Arsenal, Katie McCabe.
27-vjeçarja shënoi këtë gol nga rivënja këndore, duke befasuar të gjithë shikuesit dhe bashkëlojtaret e saj.
Kujtojmë që Irlanda ndeshjen e parë të Grupin B e kishte humbur ndaj Australisë me rezultatin minimal 1 me 0 dhe një fitore mund ta mbajë në garë për kualifikim tutje.

