Futbollistit të Lazios i vjedhin 70 mijë euro sende me vlerë në shrtëpi!

Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në “modë” prej kohësh. I fundit që e ka pësuar është Mattia Zacagni, sulmuesi i Lazios dhe kombëtares italiane.

Gjatë mbrëmjes së të martës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e 28-vjeçarit italian, duke grabitur para dhe sende me vlerë. Çifti dhe djali i tyre nuk gjendeshin në apartament gjatë ngjarjes së hidhur në kryeqytetin italian.

Zacagni ka denoncuar menjëherë në polici, aty ku ka theksuar se grabitësit i kanë vjedhur në total rreth 70 mijë euro! Ku përfshihen bizhuteri të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë të konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close