Futbolli në “shok”: Ilicic mund t’i jap fund karrierës

Lojtari më i mirë i Atalantës këtë sezon është larguar nga kampi i skuadrës për t’u rikthyer në vendin e tij, në Slloveni, duke mos u ndjerë mirë nga ajo që ka përjetuar në Bergamo, gjatë kohës së COVID-19, ku kanë mbetur shumë njerëz të vdekur.

Pas gjithë kësaj, mediet në Itali raportojnë se futbollisti ka rënë në depresion dhe pretendohet se po shikon fundin e karrierës.

Kjo është tronditëse për botën e futbollit, sepse vjen pasi Ilici pati një sezon jashtëzakonisht të mirë.

Lojtari nuk është paraqitur për Atalantën në ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Serie A, gjithashtu nuk do të përfshihet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close