Tashmë ka frikë se nuk do të ketë tifozë në ngjarje të mëdha sportive deri në Krishtlindje, shkaku i krizës aktuale të koronavirusit.

Por sipas ‘The Times’, kjo mund të zgjatet deri në maj të vitit të ardhshëm, dhe varet nga lehtësimi i masave të qeverisë.
Pritja për një vaksinë mbi koronavirusin mund të zgjasë deri në një vit, megjithëse shkencëtarët e Oksfordit tashmë kanë filluar provat në njerëz dhe shpresojnë se brenda gjashtë javëve nëse ajo do të funksionojë.
Ndeshjet pa tifozë do të ishin një fatkeqësi për klubet në gjithë piramidën e futbollit, veçanërisht në Premierligë që mbështeten shumë nga të ardhurat që marrin për ndeshje./Lajmi.net/

