Argjentinasi, deri më tani ka shënuar 627 gola, që tregojnë më së miri procesin e transformimit të tij si lojtar, duke kapërcyer nën trajnerët Frank Rijkaard, Pep Guardiola, Tito Martino, Luis Enrique dhe Valverde.

Në 11 vitet e fundit, Messi ka shënuar mesatarisht 51 gola për sezon. Në sezonin 2011-12, ai shënoi 73.
15 vjet më parë, Barcelona në ‘Camp Nou’ po luante përballë Albacete, dhe po avanconte 1:0 me golin e Samuel Eto’o.
Dy minuta para fundit të ndeshjes, Ronaldinho bën një asistim të jashtëzakonshëm në drejtim të argjentinasit, i cili po ashtu përgjigjet me një gol të bukur, për të vulosur fitoren e Barcelonës dhe për shënuar golin e tij të parë./Lajmi.net/

