FSHF synon të ndjek shembullin e Ligue 1, skuadrat e Kategorisë Superiore dalin kundër

Federata Shqiptare e Futbollit po mendon që në rast se qeveria ndalon aktivitetet sportive, atëherë fati i sezonit të vendoset sipas skenarit të Ligue 1.

Ligue 1 kishte anuluar zyrtarisht sezonin, duke shpallur kampionin, skuadrat që garojnë në Evropë dhe skuadrat e rëna nga liga, bazuar në renditjen aktuale.

Njësoj po mendon të bëjë edhe Armando Duka, nëse sezoni nuk rifillon.

Por, sipas raportimeve të ‘Panoramasport’, shumica e skuadrave të futbollit shqiptar janë kundër këtij vendimi të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Klube si Partizani, Apolonia, Besëlidhja, Dinamo, Elbasani, Turbina, Luftëtari e Flamurtari janë ato klube që thuhet të jenë kundër.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final për sezonin aktual në futbollin shqiptar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close