Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e Suedisë në duelin që luhet nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Ekipi kosovar mbrëmë ka arritur në Suedi dhe janë akomoduar atje ku kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes shumë të vështirë.
Në këtë përballje Bernard Challandes nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga ndeshjet e shtatorit, formacioni pritet të jetë pothuajse i njëjtë.
Risi në këtë duel do të jetë ardhja e Toni Domgjoni që ka marrë dritën e gjelbërtë, dhe do të mund të paraqitet sonte të paktën në pjesën e dytë.
Edhe sulmuesi në formë, Astrit Selmani është pajisur me pasaportë dhe është i gatshëm për duelin e sontëm.
Megjithatë sulmi i Kosovës pritet të përbëhet nga Vedat Muriqi në krye, ndërsa anësorë do të jenë dy këmbëshpejtit Lirim Kastrati e Milot Rashica.
Me një formacion që pritet të jetë 4-2-3-1, balancin në mesfushë do ta ruajë dyshja Florian Loshaj e Ibrahim Dresevic.
Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Suedisë:
Muric; Hadergjonaj, Rrahmani, Aliti, Vojvoda; Halimi, Dresevic, Loshaj; Kastrati, Muriqi, Rashica /Lajmi.net/

