Kombëtarja e Kosovës U17 do të takohet me Slloveninë në sfidën që nis nga ora 11:00, shkruan lajmi.net.

Futbollistët kosovar pak ditë më parë, më 6 tetor arritën një fitore të madhe ndaj Austrisë duke e mposhtur 0-1 falë golit të Elton Krasniqit.
Ndërkohë Sllovenia arriti fitore bindëse 8-0 ndaj Ishujve Faroe duke u pozicionuar në vendin e parë të grupit 9 me tre pikë, aq sa ka edhe Kosova në vendin e dytë.
Dy pozitat e parë kualifikohen tutje andaj do të jetë kjo një mundësi e mirë për ‘Dardanët’ që me një rezultat pozitiv sot të afrohn drejt kalimit tutje.
Këto janë formacionet zyrtare të dyja kombëtareve:
Sllovenia: Tomazic, Stojinovic, Poredos, Zajc, Hribar, Islamagic, Ristic, Cuk, Kasalo, Potocnik, Selan
Kosova: Avdija, Shahini, Gashi, Bajraktari, Marku, Jashari, Fazlija, Bashota, Muji, Merlaku, Krasniqi /Lajmi.net/

