Dukagjini vie pas një barazimi të vlefshëm ndaj Gjilanit, gjersa Feronikeli u mposht ndaj Llapit në shtëpi.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica.
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati.
Të dy skuadrat gjendet në pozitat e fundit në tabelë, Dukagjini që ndodhet në pozitën e parafundit me 11 pikë të mbledhura, gjersa Feronikeli pozicionohet në pozitën e fundit me 10 pikë të mbledhura.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe fillon nga ora 13:00.
/Lajmi.net

