Fituan medalje Olimpike, ja sa para do të marrin Krasniqi e Fazliu nga shteti i Kosovës 

Xhudistet Distria Krasniqi e Laura Fazliu i kanë sjellë Kosovë dy medalje Olimpike nga Lojërat Olimpike ”Paris2024”.

Krasniqi u stolis me medaljen e argjendtë ndërsa Fazliu me medaljen e bronztë, shkruan IndeksOnline.

Me këto, Kosova ka shkuar në pesë medalje Olimpike, në tre pjesëmarrje të deritashme, pasi në të kaluarën, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta.

Por Krasniqi e Fazliu pas kthimit në Kosovë, do të marrin një tjetër shpërblim nga Qeveria.

Ky shpërblim iu takon në bazë të Rregullores Nr.15, për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, e cila është miratuar nga Qeveria e Kosovës më datë 4 qershor 2013, nga kryeministrini atëhershëm, Hashim Thaqi dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Memli Krasniqi.

Diatria Krasniqi do të përfitojë 60 mijë euro për medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu do të përfitojë 40 mijë euro për medaljen e bronztë.

Sipas asaj rregullore, këto janë shumat që përfitojnë sportistët që arrijnë medlaje në garat zyrtare ndërkombëtare:

Lojërat Olimpike: 

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro

Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro

Medalja e argjendtë – 60 mijë euro

Medalja e bronztë – 40 mijë euro

Kampionati Botëror:

Rekordi botëror – 100 mijë euro

Medalja e artë – 40 mijë euro

Medalja e argjendtë- 20 mijë euro

Medalja e bronztë 14 mijë euro

Kampionati Evropian:

Rekordi evropian – 40 mijë euro

Medalja e artë – 20 mijë euro

Medalja e argjendtë – 14 mijë euro

Medalja e bronztë – 8 mijë euro

Kujtojmë që Kosova është lider në rajon për shpërblime ndaj sportistëve që sjellin medalje ndërkombëtar, para Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close