Mbrojtësi i majtë Fisnik Zuka në pritje të hapit të radhës, katër oferta në tavolinë për 29 vjeçarin.

Pas përfundimit të aventurës me FC Gostivarin, Fisnik Zuka është aktualisht lojtar i lirë dhe po shqyrton me kujdes destinacionin e radhës në karrierë. 29-vjeçari, me përvojë të gjatë në futbollin vendor dhe me eksperiencë edhe në Shqipëri te Flamurtari, ndodhet për momentin në dilemë mes dy tregjeve, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Burime të portalit Sportmania bëjnë të ditur se për mbrojtësin e majtë kanë shfaqur interes dy klube nga Maqedonia e Veriut dhe po ashtu dy ekipe nga elita e futbollit kosovar. Zuka është duke i shqyrtuar me kujdes të gjitha ofertat dhe vendimi për të ardhmen pritet të merret shumë shpejt.
Pas një karriere të ndërtuar mes skuadrave si Shkupi, Renova, Rabotniçki, Makedonija Gj.P dhe Gostivari, Zuka mbetet një profil interesant për skuadrat që kërkojnë përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes. Sportmania do të vijojë ta ndjekë nga afër situatën.

