Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) ka njoftuar se nga sot, ata do të inspektojnë klubet e Serie A, për të verifikuar punën e tyre, bazuar në protokollin e miratuar për shëndet.

“FIGC ka aktivizuar një grup pune hetues të Zyrës Federale të Prokurorisë, me detyrë të verifikojë përputhshmërinë me indikacionet e përmbajtura në protokollin shëndetësor të federatës, të miratuar nga autoritetet e qeverisë”, thuhet fillimisht në njoftimin e FIGC, transmeton lajmi.net.
“Taskforca, e cila raporton drejtpërdrejt në prokurori, do të verifikojë se seancat stërvitore të klubeve që aktualisht janë individuale, dhe nga 18 maji kalojnë në grupore, po kryhen në përputhje me protokollin e miratuar”, thuhet tutje.
Skuadrat e Serie A duhet t’iu përmbahen në mënyrë strikte këtyre rregullave, pasi çdo lëshim mund të nxis edhe më shumë reagime kundër rifillimit të sezonit. /Lajmi.net/

