Federata e Futbollit të Maqedonisë ka mbajtur Kuvendin e Rregullt Vjetor.

Në Kuvendin e Rregullt të mbajtur në Shkup, delegatët e pranishëm miratuan raportin e Presidentit dhe Këshillit Drejtues të FFM-së për vitin 2022.
Organi më i lartë i federatës miratoi llogarinë përfundimtare për vitin e kaluar dhe buxhetin e federatës për vitin e ardhshëm. Delegatët e Kuvendit njëzëri miratuan raportin nga Administrata e FFM-së për përmbushjen e planit strategjik 2021-2025, si dhe u miratua edhe Strategjia për Qëndrueshmëri Sociale.
Pjesa e punës e Kuvendit të Rregullt të sotëm të FFM-së është përcjellë nga përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s. Denis Bastari, përfaqësues i departamentit të Shoqatave Kombëtare përfaqësoi UEFA-n, ndërsa Elkan Mamadov dhe Lorenzo Kavanjari ishin përfaqësues të FIFA-s.

