Fetai, mbrojtësi shqiptar i Tikveshit pëson tronditje të vogël në tru 

Lojtari i ri shqiptar, Imran Fetai, që luan për Tikveshin e Kavadarit është dëmtuar në duelin e sotëm me Bregallnicën në Shtip (2:1 fituan shtipjanët). Fetai u dëmtua duke u detyruar të transferohet në spital. 

Pak më parë klubi nga Kavadari ka konfirmuar edhe zyrtarisht gjendjen e tij shëndetësore:

“Për sa i përket lëndimit të mbrojtësit tonë Imran Fetai në ndeshjen e sotme, ju njoftojmë se futbollisti është në gjendje stabile me tronditje të lehtë të trurit, konstatuar nga tomografia kompjuterike e kryer në spitalin e Shtipit, ku mbahet nën mbikëqyrje 24 orëshe nga ekipi mjekësor.

Shpresojmë që Imrani të jetë gati për ndeshjen e radhës dhe i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Tikveshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close